Pesë oqeane!? Oqeanografët habisin dhe japin konfirmimin
National Geographic, një nga grupet më të shquara për studimin e hartave në botë , ka konfirmuar ekzistencën e një oqeani të pestë.
Ata e kanë emërtuar Oqeani Jugor, ngushticën që më parë është njohur si ngushtica e Gerlache , një bashkim i pjesëve më jugore të Oqeanit Paqësor, i cili gjithmonë ka qenë një vend interesant , e po ashtu ka hasur gjithmonë diskutim për oqeanografët.
Vendimi për të bërë të njohur oqeanin e ri vjen si shkak i nismës së re të National Geographic, e quajtur “Planet Possible “, shërben për të informuar njerëzit në një jetesë më të lehtë në planet.
Shkenctarët kanë dhënë arsyet pse është e rëndësishme që ky oqean i pestë të ketë një emërtim, dhe një prej më të rëndësishmeve është fakti që vendosja e një emri i jep një status këtij vendi.
E ndërsa po punohet për të vendosur kufijtë e këtij oqeani të ri, pritet që kjo nismë të sjellë ndërgjegjësim në menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen e zonës.\
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.