Peshkimi, “amnisti” nga taksat – Strategjia/ Ndërhyrjet në sektor, rinovim i flotës!
Në 5 vitet e ardhme, Ministria e Bujqësisë parashikon disa ndërhyrje në sektorin e peshkimit, me qëlllim zhvillimin e qendrushëm të tij dhe të ekonomisë blu në tërësi. Pavarësisht se politika fiskale e qeverisë është drejt heqjes së përjashtimeve, në sektorin e peshkimit mesa duket do të vijojnë lehtësitë.
Kështu në strategjinë e hedhur për konsultim 2021-2027, thuhet se do të aplikohet TVSH zero për 27 zëra doganorë në bordin e anijeve të peshkimit, Rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferë, motorë detarë, etj., mjetet e lundrimit për peshkim në bordin a anijeve të konsideruara si paisje në bord; Blerjen e naftës për anijet e peshkimit me 0 akcizë, 0 taksë për karburant dhe 0 taksë për karbon.
Ministria synon të të rrisë peshën e këti sektori në PBB dhe ta bëjë atë konkurrues përmes përmirësimi i infrastrukturës portuale dhe vendeve të zbarkimit; Ndërtimit dhe rehabilitimit të tregjeve të peshkut me shumicë ku përfshihet Shëngjin, Vlorë, Durrës, Sarandë.); rinovimin e flotës detare, e cila është tërësisht e amortizuar.
Në këtë pikë synohen të jepen grante dhe objektivi është që numri i anijeve të rinovuara të peshkimit të arrijë shifren 100 deri në vitin 2027 dhe numri i varkave të peshkimit që hyjnë në skemën e karburantit do të arrijë në 700 deri në vitin 2027. Synohet gjithashtu që niveli i përdorimit të kapacitetit ekzistues të përpunimit të peshkut do të arrijë në 90% në vitin 2024 dhe 100 % deri në vitin vitin 2027.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.