Peshkimi në Oqeanin e virgjër Arktik do të ndalohet sipas marrëveshjes së re globale

Peshkimi komercial do të ndalohet në një pjesë të Oqeanit Arktik, e cila vazhdon të jetë e hapur që nga shkrirja e akujve, kjo sipas një marrëveshjeje së re për të mbrojtur ekosistemet. Nëntë vendet dhe Bashkimi Evropian do të nënshkruajnë këtë javë marrëveshjen për të parandaluar shfrytëzimin e një rajoni që mbulon 2.8 milion km katrorë në Detin Mesdhe, për 16 vjet ose më shumë. Do të jetë hera e parë që zona mund të ketë një mbrojtje ligjore.
Tashmë, anijet mund të udhëtojnë nëpër disa vende në oqean, pasi temperaturat janë rritur. Ndërsa, akulli i detit polar arriti pikën më të ulët vjetore muajin e kaluar, e cila kjo mund të lidhet me vitin 2008 dhe 2010 duke pasur një rënie, nga ku ishte rënia më e ulët e regjistruar ndonjëherë në 40 vjet.
Këtë verë, shkencëtarët paralajmëruan se shpërbërja e akullit më të dendur në Arktik do të kishte një efekt potencial katastrofik mbi arinjtë polar. Shkencëtarët thonë se në dekadat e fundit temperaturat në rritje kanë çuar në një ulje të konsiderueshme të akullit përgjatë stinës verore dhe dimërore, duke bërë që rëniet do të ndikojnë në sistemin e motit të planetit dhe në qarkullimin e oqeaneve.
Aktualisht, peshkimi komercial nuk mund të ndodhë, por anijet e mëdha kanë filluar të eksplorojnë zonën. Flotat e peshkimit ka të ngjarë se mund të përfitojnë nga stoqet që po drejtohen drejt ujërave më të freskët, duke bërë që detet të jenë më të ngrohta dhe rezervat të zvogëlohen në ujërat tradicionale.
Vendet e përfshira në marrëveshje – Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Norvegjia, Danimarka, Islanda, Kanadaja, Japonia dhe Koreja e Jugut – plus BE do të takohen në Grenlandë për të nënshkruar Marrëveshjen për Parandalimin e Peshkimit të Detit në Oqeanin Qendror të Arktikut, duke ndjekur disa vjet bisedimesh.
Në të njëjtën kohë, kombet do të fillojnë gjithashtu monitorimin shkencor të ekosistemit dhe mund të zgjasin ndalimin në rritje pesë-vjeçare në varësi të gjetjeve të tyre. David Balton, ish ambasador i SHBA për oqeanet dhe peshkatarët, i cili ndihmoi në negocimin e paktit, tha se monitorimi do të ndihmonte në përcaktimin e peshkimit komercial që mund të jetë i suksesshëm dhe sa më mirë për ta menaxhuar atë.
“Arktiku është i veçantë sepse po ngroh më shpejt sesa ndoshta çdo pjesë tjetër e planetit, më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja globale. Dhe kjo po sjell ndryshime të thella “, tha zoti Balton për grupin kërkimor me bazë në SHBA Pew Charitable Trusts. Greenpeace tashmë po lufton me lëvizjet e gjigantëve të naftës drejt një “nxitimi të naftës” të ri në Oqeanin Arktik.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.