Peshkopi, Panairi Rajonal i Punësimit mirëpret 1200 vizitorë – Prezantohen 245 vende të lira
Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në vijim të ciklit të Panaireve Rajonalë të Punësimit të cilët po zhvillohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë vizituar qytetin e Peshkopisë.
Sipas njoftimit, nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit në të gjithë qarqet e vendit janë mirëpritur rreth 1200 vizitorë.
40 kompani punëdhënëse nga Dibra, Bulqiza dhe Mati, janë duke prezantuar në panair 245 vende të lira pune, në sektorë si: hoteleri-turizëm, industri përpunuese, miniera, ndërtim, etj, dhe vazhdojnë me intervistat dhe grumbullimin e CV-ve të kandidatëve të ndryshëm.
Ndërkohë, sipas njoftimit Zyrat e Punës gjithashtu po prezantojnë edhe 62 vende të tjera të lira pune të shpallur nga subjekte jo pjesëmarrëse në panair.
Pjesëmarrës në panair, përveç bizneseve, janë dhe ofrues të arsimit dhe formimit profesional që ushtrojnë aktivitetin në Rajonin Dibër, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të projekteve bashkëpunuese në fushën e Arsimit, Formimit Profesional dhe Punësimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.