Peshku i madh e ha të voglin… por të dy janë të pafat përballë gojës së krokodilit (Foto)

Ndodh zakonisht që peshku i madh të hajë të voglin. Por kjo foto tregon se çdo të thotë të jesh tërësisht i pafat.
Ky është rasti kur peshku grabitqar bie pre. Ndërsa peshku i vogël jo vetëm që po hahet nga i madhi, por që të dy po gëlltiten nga krokodili.
Fotoja është kapur nga 45-vjecari Masimiliano Bencivenni në brigjet e Rio Negrinho Pantanal në Brazil.
Por çfarë do të thotë shprehja “peshqit e mëdhenj hanë peshqit e vegjël”?
-“Një koment mbi botën hierarkike të shoqërisë njerëzore ku njeriu ha njeriun (ose peshku-ha-peshkun). Organizata të vogla ose njerëz të parëndësishëm kanë tendencë që të gëlltiten ose të shkatërrohen nga ata që janë më të mëdhenj e më të fuqishëm”.
-Proverba është regjistruar për herë të parë në një tekst që daton para vitit 1200.
Por si proverb është përdorur edhe në dramën e Shekspirit “Perikliu”, ku biseda është zhvilluar mes një peshkatari dhe nxënësit të tij: ”Mësues, mahnitem se si peshqit jetojnë në det”.
Peshkatari: Pse çuditesh? Ashtu si njerëzit bëjnë në tokë, të mëdhenjtë i përpijnë të vegjlit”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.