Pesimizëm për ekonominë greke – Shkurtohen projeksionet e rritjes, në 1.5%

Ekonomia greke do të rritet me vetëm 1.5% përgjatë këtij viti, projekton institucioni më i madh i pavarur në vend.
Ky projeksion shënon një shkurtim të projeksioneve të mëparshme si dhe një normë rritje më të vogël se ato të institucioneve ndërkombëtare dhe vetë qeverisë helene.
Kjo e fundit projekton një rritje ekonomike në 2.7%, projeksioni për një rritje prej 1.5% bazohet mbi progresin mjaft të ngadaltë me procesin e rishikimit të programit të shpëtimit që ka bllokuar vendin prej muajsh tashmë.
Ngërçi në bisedime ka prodhuar mjaft pasiguri për ekonominë greke, duke u reflektuar ndjeshëm te biznesi dhe investitorët e huaj.
Konsumi privat dhe investimet, pritet të jenë motori i ekonomisë helene përgjatë këtij viti, ndërkohë që pengesa më e madhe mbetet balanca e jashtme.
Qeveria helene ka pranuar masa shtesë shtrënguese në këmbim të ndihmës financiare në kuadër të planit të tretë të shpëtimit.
Projeksionet e fundit flasin edhe për një rënie të papunësisë, për të katërtin vit me radhë, por me një hap më të ngadaltë se një vit më parë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.