Pezull barrierat me Kosovën – Marrëdhëniet tregtare, Jaka: Qeveritë afat deri më 31 Dhjetor
Barrierat tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës ende nuk janë zgjidhur dhe vijojnë të jenë shqetësim për biznese. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka thekson se deri më tani çështja ka mbetur vetëm në kuadër të takimeve, ndërsa shpehet se do të vendoset një afat për qeveritë.
Jaka rendit disa nga problematikat më të theksuara me të cilat përballen bizneset që nga certefikatat fitosanitare dhe deri tek tarifa në rrugën e Kombit.
Në muajin Maj të këtij viti, Ekonomik Mbarë Kombëtar në mbledhjen e 3 të tij, ka vënë “dorën në plagë” për shqetësimet më të mëdha që kanë bizneset e të dyja vendeve dhe se si mund të përmirësohen marrëdhëniet tregtare, duke u bërë kërkesa konkrete qeverive përkatëse për zgjidhjen e tyre.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.