Pezullohen edhe tragetet – Drejt Ankonës dhe Triestes ndalohen të gjitha mjetet e transportit detar
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë dhe vendimeve të marra në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19, zyrtarisht edhe në vendin tonë, ministria e infrastrukturës njofton ndalimin e të gjitha lëvizjeve me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet, drejt Veriut të Italisë, duke përshirë edhe ato të pasagjerëve edhe ato të mallrave. Bëhet fjalë për dy linja udhëtimi; Durrës-Ankona-Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.
Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destinacion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbritja e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme
Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjencitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë. Pezullimi i udhëtimit me veriun e Italisë së mjeteve të transportit detar vjen në një kohë me pezullimin e fluturimeve ajrore drejt dhe nga vendi fqinj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.