Pezullohen Karnavalet në Venecia. Shkak Koronavirusi, Padova në karantinë
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Veneto është rritur në 25 (përfshirë njeriun e ndjerë). Midis të sëmurëve të rinj gjithashtu dy të moshuar nga Venecia, të shtruar në spitalin e qytetit. Këtë e bëri të ditur guvernatori Luca Zaia pak më parë.
Në shpërthimin e Komunës Vo ‘Euganeo, në rajonin midis Padovës dhe Venecias janë identifikuar deri më tani gjithsej 19 infeksione. Në samitin e prefekturës në Padova u vendos që qyteti të izolohet plotësisht.
Presidenti venecian, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, kanë vendosur të pezullojnë Karnavalin e Venecias dhe të gjitha ngjarjet publike, private dhe shkolla dhe zyra, deri në 1 Mars. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.