Pfizer ‘bllokon’ Evropën – Ndalon përkohësisht dërgesat e vaksinave që të rrisë kapacitetin prodhues
Pfizer do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e saj në Evropë të vaksinës Covid ndërsa përmirëson kapacitetin e prodhimit, tha kompania.
Reduktimi i dërgesave thuhet se është për shkak të kufizimit të prodhimit të Pfizer në mënyrë që të mund të përmirësojë kapacitetin e prodhimit në 2 miliardë doza vaksinash në vit nga 1.3 miliardë aktualisht.
Pfizer tha se duhej të bënte modifikime në proces dhe që do të kërkojë miratime shtesë rregullatore, njoftoi Reuters.
SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.