Pfizer: Dy doza nuk mjaftojnë më! – Ekzekutivi Bourla: Bie mbrojtja edhe ndaj shtrimit në spital!

Ekzekutivi i Pfizer, Albert Bourla, tha në nisje të javës e 2 doza të vaksinës së kompanisë mund të mos ofrojnë mjaftueshëm mbrojtjte kundër variantit Omicron të koronavirusit dhe regjimi fillestar me dy doza ka humbur një pjesë të efektshmërisë për të parandaluar shtrimin në spital. Bourla theksoi rëndësinë e një doze të tretë për të nxitur mbrojtjten e njerëzve kundër Omicron. “Dy dozat nuk janë të mjaftueshme për Omicron. Doza e tretë e vaksinës aktuale, ofron mbrojtjte të mirë kundër vdekjes dhe mbrojtjt të fortë kundër shtrimit në spital”- tha Bourla.
Ekzekutivi tha se Omicron është një shënjestër më e vështirë se variantet e kaluara. Omicron, që ka dhjëtra mutacione, mund të shmangë mbrojtjten e ofruar nga 2 dozat fillestare të Pfizer. “Me 2 dozat, pamë me qartësi se mbrojtjta kundër infeksionit ishte ajo që humbi e para. Më vonë, pas 2 muajsh, ra edhe mbrojtjta kundër shtrimit në spital” – tha Bourla. Të dhënat në terren në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se 2 dozat e vaksinave janë 52% efektive në mbrojtjen kundër shtrimit në spital, 25 javë pas dozës së dytë, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në vend.
Dy doza të Moderna apo Pfizer janë vetëm 10% efektive në parandalimin e infeksionit me Omicron, 20 Javë pas dozës së dytë, sipas të dhënave në britani. Një dozë e tretë, nga ana tjetër, e rrit efektshmërinë në parandalimin e infeksionit në 75% dhe shtrimin në spital me 88%. Megjithatë, Bourla tha se është e paqartë se sa do të zgjasë mbrojtja e ofruar nga doza nxitëse. Agjencia britanike zbuloi gjithashtu se dozat nxitëse janë 40- 50% efektive kundër infeksionit, 10 javë pasi injektohen. Qendra për Kontrollin deh Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, ka rekomanduar që disa njerëz me sistem imunitar të kompromentuar të marrin 4 doza, ndërkohë që Izraeli ka nisur fushatën zyrtare të fozave të katërta për personat në moshë 60-vjeç e sipër.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.