Pjesëmarrja në votime, cilët janë qarqet me përqindjen më të lartë dhe më të ulët? (TABELA E PLOTE)

Qarku i Korçës rezulton qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime, për tre orët e para të procesit të votimit. Referuar të dhënave të publikuara nga KQZ, deri në orën 10:00 në Korçë pjesëmarrja në votime shënon 9.90%, me një diferencë të theksuar me mesataren e qarqeve të tjera. Ndërkohë, qarku me pjesëmarrjen më të lartë (në përqindje) rezulton ai i Lezhës me 18.41 %.
Një element që duhet evidentuar është se vetëm 25% e qendrave të votimit kanë dërguar të dhëna për pjesëmarrjen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.