Planeti Mars – Destinacioni i së ardhmes
Dërgimi i njerëzve në Mars, më në fund ka filluar të ndihet si diçka e bëshme.
NASA njofton se pret të dërgojë astronautët e parë në planetin e kuq në 2030, që do të thotë se ne do të mund të shohim gjurmët e para të një planeti tjetër brenda dy dekadave të ardhshme.
Por tani për tani do të mjaftohemi duke parë thjesht disa fotografi të këtij planeti të cilat I janë shtuar librit të ri të fotove. “Ky është Marsi”.
Ky libër i redaktuar nga francezi Xavier Barral ndan 150 fotografi të hatashme bardh e zi të cilat janë shkrepur nga sateliti i vëzhgimit të SHBA.
Konceptuar si një atlas vizual, libri e merr lexuesin në një udhëtim fantastik duke rënë në thellësinë e mahnitshme të kanioneve të Velles Marineris, dunat e zeza të Noachis Terra e do ju duket sikur po fluturoni në kulmin më të lartë të sistemit tonë diellor. Më poshtë do të gjeni disa nga këto fotografi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.