Plani i buxhetit 2019 – Presidenti rumun e dërgon në parlament për ‘rishqyrtim’
Presidenti rumun Klaus Iohannis, tha herët ditën e sotme se do të dërgonte një plan të buxhetit 2019 që përmbante “numra të rremë” në parlament për rishqyrtim.
Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një sfidë që ai solli në propozimin e shpenzimeve. Socialdemokratët në pushtet miratuan një plan në mesin e Shkurtit, që rriste shpenzimet për pagat dhe pensionet në sektorin publik, duke synuar një deficit buxhetor pak më të vogël prej 2.8 për qind të prodhimit të brendshëm bruto kundrejt 2.9 për qind në 2018. Por kritikët thënë se buxheti bazohet në një supozim joreal për rritjen ekonomike prej 5.5 për qind , krahasuar me një parashikim prej 3.8 për qind nga Komisioni Europian.
“Fakti mbetet se buxheti është ndërtuar me numra të rremë dhe është bërë gabimisht” -tha Iohannis. “Unë do ta dërgoj buxhetin në parlament në mënyrë që të korrigjohet dhe të përmirësohen”. Iohannis ka sfiduar projektligjin në gjykatën e lartë, duke argumentuar se kishte shkelur legjislacionin, por Gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij herët ditën e sotme. Buxheti gjithashtu mbështetet në një numër taksash të reja bankare, energjetike dhe telekomit, pa një vlerësim të ndikimit apo debatit publik. Dekreti, i cili ka shkaktuar kritika të gjera nga punëdhënësit, sindikatat, presidenti, banka qendrorë, Standard & Poor’s, ka të ngjarë të ndryshohet këtë muaj, potencialisht duke ndryshuar vlerësimet e të ardhurave tatimore.
Burimi: Reuters
Përshtati në shqip: E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.