Plani i emigrimit në Britani – Gjysmat e firmave presin goditje pas Brexit
Më shumë se gjysma e kompanive britanike me staf të huaj shqetësohen se do ndikohen nga plani i qeverisë për sistemin e emigrimit pas Brexit. Sipas një sondazhi të Dhomave Britanike të Tregtisë (BÇ), 53% e 380 bizneseve të anketuara thanë se presin ndikim negativ nga zgjerimi i pragut ekzistues të pagës minimale për punëtorët me aftësi jashtë Bashkimit Europian, që të përfshijë të gjithë emigrantët pas Brexit.
57% bënë të ditur se do të pësojnë goditje nga planet për një limit prej 12 muajsh të punës dhe lejes së qëndrimit për emigrantët me aftësi më të dobëta. Sipas ekonomistëve, bizneset në shumë sektorë po hasin vështirësi në punësimin e punëtorëve me aftësitë e duhura. Sektorët e kujdesit shëndetësor dhe ndërtimit në veçanti duhet të kenë më shumë fleksibiltet.
Kontrolli i emigrimit ka qenë pikë kryesore në planet për Brexit të Kryeministres Theresa May, që pritet të largohet këtë muaj. Emigrimi shihej si arsyeja kryesore e referendumit të vitit 2016. Ministri i brendshëm i Britanisë, Sajid Javid kërkoi që të rishikohet propozimi i tij për një prag të pagës për emigrantët me aftësi në 37,512 dollarë në vit, që do përjashtojë mjekët e rinj, shefat e kuzhinave dhe teknikët e laboratorëve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.