Plani i PD për bujqësinë, Basha me fermerët: 150 mln euro për subvencione dhe infrastrukturën bujqësore
“Qeveria e PD ka një plan zhvillimi për bujqësinë me ofrimin e 150 mln eurove në vit”. Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerët, ku më tej ka detajuar edhe ndarjen e këtij fondi, nëse qeveria e PD-së vjen në pushtet.
“Ka një mundësi për të dalë nga kjo krizë. Qeveria e zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme, qeveria e PD ka një plan zhvillimi për bujqësinë, me e 150 milionë euro në vit, nga të cilat 100 mln euro subvencione të drejtpërdrejta për të gjithë fermerët shqiptar, bazuar mbi prodhimin bujqësor dhe blegtoral të matur në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa burokraci, pa NIPT vetëm me numrin e identifikimit të çdo fermeri dhe me prodhimin e certifikuar bujqësor e blegtoral. Për çdo krerë bagëti dhe për çdo prodhim do të merret çdo gjë e merituar” thekoi Basha.
Nga ana tjetër, kreu i PD theksoi se 50 mln euro do të shkojnë për investime në infrastrukturën bujqësore. “50 mln Euro të tjera në vit do të shkojnë për investime në infrastrukturën bujqësore, konkretisht në infrastrukturën rrugore, në vaditje dhe në kanalet kulluese. Do të garantojmë suksesin në treg, duke mbyllur kufirin dhe doganën për mallrat kontrabandë që konkurrojnë në mënyrë të paligjshme, pra do të garantojmë shitjen e prodhimit vendas.”, theksoi Basha.
Po kështu kryedemokrati Basha pohoi se cilësia e farave, fidanëve dhe plehrave kimike do të jetë e njëjtë si për fermerët europianë.
“Do te garantojmë cilësinë e duhur të plehrave kimike, farave dhe fidanëve. Do të marrë fund ardhja e fidanëve dhe plehrave kimike skarco. Do te vijnë me të njëjtën cilësi si për fermerët europianë”, theksoi Basha.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.