Plani i ri ambicioz i Italisë/ Brenda shtatorit 80 % e popullatës e vaksinuar
Në Itali është publikuar plani i Komisarit të ri për Emergjencën Covid, gjeneralit Francesco Paolo Figliuolo, për fushatën e vaksinimit kombëtar. Për të përshpejtuar procesin e vaksnimeve, plani i ri bazohet në dy kolona; në shpërndarjen efikase të dozave dhe në rritjen e numrit ditor të vaksinimeve.
Objektivi është që të realizohen 500 mijë vaksinime në ditë në rang kombëtar duke vaksinuar 80 % të popullatës deri në muajin shtator. Aktualisht mesatarja e vaksinimeve ditore është 170 mijë persona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.