Plani për Tiranën, tre zonat ku do të përqëndrohen aktivitetet kryesore ekonomike
Plani i zhvillimit të kryeqytetit, i miratuar tashmë nga Këshilli Bashkiak, parashikon një serë ndërhyrjesh për të nxitur e konsoliduar të ashtuquajturat “akse ekonomike”.
Për Tiranën janë parashikuar tre akse kryesore, përkatësisht aksi Tiranë-Kashar-Durrës, aksi Tiranë-Vaqarr-Durrës dhe aksi Tiranë-Elbasan. Në këto akse kryesore, parashikohet që në 15 vite të pozicionohen aktivitetet kryesore ekonomike dhe prodhuese.
Referuar planit, përgjatë aksit Tiranë-Kashar-Durrës do të përqëndrohen aktivitetet industriale dhe prodhuese.
Përgjatë aksit Tiranë-Vaqarr-Durrës, krahas aktiviteteve prodhuese e tregtare parashikohet edhe zhvillimi i një zone industriale të re në Vaqarr. Ndërsa përgjatë boshtit Tiranë-Elbasan parashikohet përqendrimi i aktiviteteve tregtare të lidhura me prodhimin bujqësor, rekreativ dhe turistik.
(k.k)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.