Planifikimi i karrierës – Një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes

Akoma nuk dini cdo të bëni me karrierën tuaj? Atëherë ndiqni këto 6 hapa e me siguri do të mësoni diçka më shumë.
- Mos ndaloni së mësuari
Pavarësisht dijes që keni në një fushë të caktuar ajo nuk është kurrë mjaftueshëm. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë zhvillohet teknologjia e ne duhet të ecim me hapin e saj. Nëse mendon se aftësitë e tuaja aktuale janë të mjaftueshme atëherë edhe puna juaj momentale është e mjaftueshme. Nëse dëshironi të bëni karrierë atëherë duhet të ngulisni mirë në kokë se njohuritë dhe aftësitë tuaja nuk janë kurrë mjaftueshëm.
2.Puna që keni është vendi më i mirë për të filluar karrierën tuaj
Nuk ka rëndësi puna që bëni apo nëse doni të bëni karrierë në atë fushë. Është shumë e rëndësishme që gjithçka që bëni ta bëni sa më mirë. Ndonjëherë është shumë e vogël ajo çfarë i ndan njerëzit nga suksesi.. Nëse e kryeni mirë punën tuaj, kjo është mënyra më e mirë për të filluar një karrierë. Mos harroni sugjerimet janë të rëndësishme nëse doni të përmirësoheni më tej.
- Krijoni sa më shumë kontakte
A e di se më shumë se 50% e pozicioneve të punës sigurohen nga rrjeti i kontakteve?
Nëse ke një rrjet të mirë kontaktesh, është gjithmonë një mundësi shumë e mirë për të zbuluar karrierën tuaj si dhe të eksploroni mundësi të reja. Kur të krijoni kontakte ët reja përpiquni të mos harroni kontaktet e vjetra pasi të gjitha kontaktet kanë rëndësinë e tyre.
- Përcaktoni punën tuaj të ëndrrave
Secili prej jush e ka një punë të cilën gjithmonë e ka ëndërruar. Përpiquni të aftësoheni sa më shumë ndoshta këto aftësi do t’ju drejtojnë shumë shpejt punën e ëndrrave. Edhe nëse këto aftësi nuk ju drejtojnë në punën e ëndrrave të jeni të bindur se do t’ju shërbejnë shumë.
- Investoni në aftësi gjithëpërfshirëse
Rishiko vazhdimisht CV tuaj dhe shtoni eksperienca apo kualifikime. Nga momenti në moment mund t’ju shfaqet puna që gjithmonë keni dashur, prandaj është e rëndësishme të jeni të përshtatshëm për pozicionin e punës.
- Realizoni ëndrrën tuaj
Mos lejo që një punë shumë e ngarkuar të shkatërrojë ëndrrat e tua. Nëse keni synime më të tjera filloni të veproni.
Nëse keni në plan për të arsimoheni më tej, të filloni biznesin tuaj , apo të ndiqni një hobi që gjithmonë keni dëshiruar mos lejoni që puna që keni t’ua marrë të gjitha energjitë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.