Plantacionet me dru frutorë, Klosi: Bashkohuni në aksionin e mbjelljes në datat 23 dhe 24 shkurt

Një nder burimet alternative për zbatimin e programit te gjelbërimit te Shqipërisë, është edhe krijimi i plantacioneve me dru frutore. Kështu ka deklaruar ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë vizitës në një nga fermat e reja në Divjakë.
Në kuadër të këtij programi ministrat mbollën fidanë shege duke apeluar që çdo qytetar të mbjellë një pemë për të afërmit e tij duke u bërë pjesë e ditëve Kombëtare të pemëve më 23-24 shkurt.
Ministri Peleshi garantoi mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë duke thënë se drurët frutorë mund të kapin shifrat rreth 4 milionë deri 5 milionë në 4 vite.
Në muajin Mars pritet të hapet thirrja e dytë për aplikime për punime të pyllëzimit mbi fondin pyjor. Nëpërmjet kësaj thirrje pritet që në sezonin e pyllëzimeve 2018-2019, të mbillen rreth 1 milion fidanë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.