“Platforma online e Bashkëqeverisjes”, – Rama: Mjafton një mesazh për të shmangur kërkesën për ryshfet në një zyrë shteti

Shqipëriaqëduam.al ose “Platforma online e Bashkëqeverisjes”, projekti më i ri e paraqitur nga qeveria Rama. Nëpërmjet kësaj platforme qytetarët mund të dërgojnë ankesa dhe kërkesa lidhur me shqetësimet e tyre.
Sipas kryeministrit Edi Rama, ajo vë në lëvizje qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve me administratën.
“Një qytetar fiton të drejtën dhe një zyrtar largohet nga detyra. Ki besim! Nuk je aspak i vetëm përballë zyrtarit që nuk të dëgjon. Qeveria është në anën tënde.”
Po ashtu, Rama u shpreh se vetëm duke dërguar një mesazh në këtë platformë, qytetarët do të mund të shmangin kërkesat për ryshfet në zyrat e shtetit.
“Mjafton një mesazh për të shmangur kërkesën për ryshfet në një zyrë shteti, duke marrë të drejtën e mohuar dhe ndihmuar në pastrimin e zyrave të shtetit nga grabitqarët, përmes shqiperiaqeduam.al. Mjafton një mesazh për t’u bërë pjesë e koalcionit të madh të njerëzve të zakonshëm për Shqipërinë që duam, duke i dhënë fuqinë qeverisëse zërit të shpresave e të nevojave tuaja.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.