Platforma Rajonale e Investimeve – Financohet nga BERZH, synon promovimin e sektorit privat në rajon
Në Samitin e Londrës për Ballkanin Perëndimor është bërë publike Platforma Rajonale e Investimeve (investinsee.com), një udhërrëfyes me informacion të detajuar për investitorët e huaj, të interesuar për investime në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë.
Platforma është financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është produkti i parë nga Sekretariati i Forumit të Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor, organizatë e themeluar dhe e prezantuar në Samitin e Triestes, për promovimin e sektorit privat në nivel rajonal si dhe në procesin e integrimit në BE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.