Plazhet kroate ndeshen me betejën kundër plastikës në detin Adriatik

Deti Adriatik në Kroaci po ndeshet me probleme të vazhdueshme të plastikës, nga ku ambientalistët dhe klubet e zhytjeve po kthehen në detyrë për të pastruar detin nga mbetjet plastike nga vendasit, turistët nga Shqipëria, Greqia apo Mali i Zi.
Një herë në vit, “Pastrimi Blue” i Kroacisë merr pjesë në shumë vende përgjatë bregut dhe përfshin rreth 10,000 njerëz, sipas grupit ambientalist Zmergo. Një organizim më i vogël i pastrimit që po zhvillohet për javën e ardhshme në parkun kombëtar të Kornatit, i cili shtrihet në bregun perëndimor të Kroacisë, duke marrë një arkipelag prej 89 ishujsh, është i treti i këtij lloji dhe synon gjashtë vende brenda parkut, sipas organizatorëve.
“Së bashku me produktet vendase, ne gjithashtu gjejmë shumë mbeturina plastike me etiketa në shqip ose greke, të cilat sillen nga rrymat e detit”, tha për Reuters, Martina Markov, e cila punon në park.
Në një pastrim të ngjashëm këtë muaj në parkun natyror të Telaskicës, në veri të parkut të Kornatit, shishet plastike të Coca Cola, marka e ujit vendas Jamnica si dhe dy markat popullore të birrës ishin ndër produktet më të shpeshta të gjetura në det.
“Zgjidhja qëndron në ndryshimin e zakoneve dhe në legjislacionin më të ashpër. Pastrimi është vetëm një masë paliative që nuk do ta zgjidhë problemin”, tha Markov. Ndotja e plastikës që ndikon në Detin Mesdhe ka nxitur Greenpeace në Kroaci, Spanjë, Itali, Greqi dhe Bullgari për të nisur një fushatë kundër sendeve plastike me përdorim të vetëm.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.