Plotësimi i vakancave në Kuvend – KQZ: 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit

Për të plotësuar 57 vakancat e krijuara në Kuvend të deputetëve të dorëhequr, këto të fundit duhet të dorëzojnë brenda 10 ditëve formularin e plotësuar të vetëdeklarimit. Deklarata ka ardhur nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha e cila u ka bërë thirrje kandidatëve të listës shumëemërore që të konfirmojnë dorëheqjen.
“Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvendësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.