Pneumonia mund të vrasë 11 milion fëmijë deri në vitin 2030, sipas ekspertëve

Sipas ekspertëve, rreth 11 milion fëmijë mund të vdesin nga pneumonia deri në vitin 2030, por në veçanti më të prekurit janë ata që jetojnë në zonat më të varfër. Një analizë e bërë nga Save the Children dhe Johns Hopkins University zbuloi se rreth 12 milion fëmijë mund të vdisnin nga sëmundja gjatë 12 viteve të ardhshme. Por të paktën një e treta – rreth katër milionë – prej këtyre vdekjeve mund të shmanget nëse normat e vaksinimit, trajtimi dhe ushqyerja e fëmijëve janë drejt përmirësimit.
“Kjo është sëmundja më pak e populluar në zonat e varfër”, tha Kevin watkins, CEO i Save the Children, për The Telegraph. “Fëmijët që janë kequshqyer ose jetojnë në lagjet e varfër urbane zakonisht janë më të rrezikuarit që mund të preken nga kjo sëmundje.”
“Ka diçka të papërshkrueshme në lidhje me faktin se vrasësi numër një i fëmijëve ka përparësi kaq të vogël nga qeveritë, donatorët dhe publiku”. Aktualisht, kjo mund të vrasë mjaft fëmijë nën moshën pesë vjeçare sesa çdo sëmundje tjetër infektive – përfshirë fruthin, malarien dhe diarrenë – me gati një milion njerëz që vdesin nga sëmundja çdo vit.
Kjo sëmundje shkaktohet nga një infeksion të baktereve, viruset ose parazitët dhe në vendet më të zhvilluara më të prekurit kryesisht janë të moshuarit. Në Mbretërinë e Bashkuar, më pak se 60 fëmijë nën 14 vjeç vdesin nga sëmundja çdo vit, por në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sëmundjet kryesisht prekin shumë të rinj dhe më shumë se 90 për qind e vdekjeve nga pneumonia janë kryesisht fëmijët e vegjël.
Barra më e madhe e sëmundjes gjatë dhjetëra viteve të ardhshme do të jetë në Nigeri dhe Indi, të cilat mund të shohin se mund të vdesin më shumë se 1.7 milionë, sipas parashikimeve. Por studiuesit zbuluan se rritja e mbulimit të vaksinës në 90 për qind të fëmijëve nën pesë vjeç mund të shpëtojë 610,000 jetë deri në vitin 2030, ndërsa fëmijët të cilët ushqehen shëndetshëm mund të shpëtojë 2.5 milion jetë. Sigurimi i amoxicillin antibiotik, i cili kushton më pak sa 30 pence për një flakon dhe ka rezistencë të ulët antimikrobike, gjithashtu mund të shpëtojë 1.9 milion fëmijë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.