Po dyfishohen importet dhe eksportet, por edhe hyrjet e shtetasve! Tendenca e shkëmbimeve Shqipëri-Zvicër
Vitet e fundit Shqipëria po njeh një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare e njerëzore me Zvicrën. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton në periudhën janar-shkurt 2018 Shqipëria ka eksportuar në Zvicër mallra në vlerë 668 milion lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet ishin në vlerë 268 milion lekë.
Edhe importet kanë të njëjtin ritëm rritje. Në periudhën janar-shkurt 2018, Shqipëria importoi nga Zvicra mallra në vlerë 2.3 miliard lekë, nga rreth 1.2 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më pare, raporton portali ekonomik SCAN.
Kjo rritje duket se reflekton tendencën e vitit të kaluar ku importet u rritën nga 6.8 miliard lekë që ishin në 2016, në 13 miliard lekë në 2017.
Lëvizja e njerëzve
Tedenca e rritjes së shkëmbimeve konstatohet edhe në lëvizjen e njerëzve. Hyrjet në Shqipëri të shtetasve nga Zvicra kanë njohur rritje të vazhdueshme. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se gjatë vitit 2017 ishin 54 mijë hyrje nga 36 mijë e 730 që ishin në vitin 2016.
Shkëmbimet me Zvicrën
Eksportet
Janar-shkurt 2017/ 268 milion lekë
Janar-shkurt 2018/ 668 milion lekë
Importet
Janar shkurt 2017 1.2 miliard lekë
Janar shkurt 2018 2.3 miliard
Hyrjet e shtetasve
2016-36.730 hyrje
2017-54.051 hyrje
47 % rritje
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.