“Po”, i përgjigjet Biden pyetjes “A është vrasës Vladimir Putin?”
Intervista shpërthyese e Presidentit të SHBA Joe Biden duke e etiketuar Vladimir Putin si ‘një vrasës’ ka hedhur dritë mbi marrëdhëniet midis dy udhëheqësve botërorë. Ai gjithashtu tha se Kryeministri rus do të “paguante një çmim” për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet e SHBA.
Komentet erdhën pasi SHBA lëshoi një raport të inteligjencës duke thënë se Putini kishte autorizuar operacione ndikimi për të ndihmuar Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të denigruar kandidaturën e Biden.
Biden i tha ABC News në një intervistë të martën në mbrëmje se ai kishte një “bisedë të gjatë” me Putinin dhe se “çmimin që ai do të paguajë ju do ta shihni së shpejti”.
I pyetur nëse ai mendonte se Putini ishte një vrasës, Biden u përgjigj: “Po, unë mendoj se ai është.”
Megjithatë Biden theksoi se kishte vende ku ishte në “interesin e tyre të përbashkët për të punuar së bashku”.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.