Po përpiqeni kaq shumë por pa rezultat? – Ja çfarë ju mban larg suksesit
Mënyra jonë e të menduarit dhe sjellja janë dy faktorët kryesor të cilët i mbajnë njerëzit larg suksesit.
Ndërtimi i praktikave dhe zakoneve të caktuara është ajo që na formon dhe nëse këto zakone i kemi jo të duhurat suksesin nuk do të jemi në gjendje ta arrijmë asnjëherë.
Nëse arrini të ndryshoni praktikat apo zakonet që do të shihni më poshtë me siguri që do të arrini të keni sukses.
- Frika nga e panjohura
Ndërmarrja e rreziqeve është një propozim I frikshëm për shumë njerëz por në fund të fundit dalja jashtë zonës suaj të rehatisë është një hap më pranë suksesit. Ju nuk duhet të keni frikë të përballeni me pengesa pasi janë ato pengesa që keni kaluar që ju mundësojnë suksesin në të ardhmen.
- Rënia në pesimizëm
Pesimizmi është ndër ndjenjat më të këqija që mund t’ju zërë. Mos e ushqeni humbjen por përballuni me të. Është shumë e rëndësishme që të mos mendoni rreth dështimit por për tentativën tjetër drejt suksesit. Vetëm kështu do të mund të arrini të realizoni qëllimet që i keni vënë vetes.
- Nevoja për aprovim
Nëse jeni të fokusuar në atë që të tjerët mendojnë për ju atëherë ju nuk po e dëgjoni veten tuaj. Përpjekjet tuaja për të marrë miratimin e të tjerëve nuk ju bëjnë asgjë më shumë përveçse ju mbajnë larg suksesit.
- Zhvendosja e fajit
Është joshëse të zhvendosni fajin nga supet tuaja. Në fakt është e natyrshme të dëshironi t’i atribuoni të metat dikujt apo diçkaje tjetër. Nëse doni të arrini suksesin, në vend që të bëni justifikime filloni të veproni. Mos kërkoni arsye se përse nuk është faji juaj por shqyrtoni se çfarë ndryshimesh duhen bërë për të ndrequr problemin.
- Qëllimet e papërcaktuara
Shumë njerëz kanë një ide, koncept apo ëndërr që dëshirojnë ta kthejnë në realitet. Por pa një plan të fortë dhe një vizion të qartë nuk keni asnjë mënyrë për të arritur atë çka doni. Përcaktimi i qëllimeve tuaja është hapi i parë drejt realizimit të tyre. Ka të bëjë me krijimin e një udhëheqësi që do t’ju udhëheqë.
- Neglizhimi i shëndetit tuaj
Mos e lejoni veten tuaj të bjerë pre e zakoneve të këqija shëndetësore, siç është kequshqyerja, mos ushtrimi apo lodhja fizike si pasojë e gjumit të pamjaftueshëm, i cili ju lë mendërisht dhe fizikisht të lodhur. Këto mund të kenë ndikim real në aftësinë tuaj për të kryer qëllimet që i keni vendosur vetes.
- Dyshimi në veten tuaj
Dyshimi në vetvete është vrasësi i ëndrrave tuaja. Të menduarit negativisht si pasojë e frikës mund të ushqejë pasigurinë dhe pavendosmërinë. Mos e lejoni veten të mbërthehet në një lak me mendje negative.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.