Po rikthehen ‘Vitet ’20’ të reja/ Parashikimi: Pas pandemisë, ‘boom’ i mallrave të luksit. Njerëzit do të duan të shijojnë atë që ofron jeta.

Me lehtësimin e masave anti-covid, në botë do të rikthehet oreksi për mallrat e luksit. Ky është opinioni i Anna Wintour, drejtueses editoriale të ’Vogue’ që kohët e fundit është vënë në drejtim edhe të thuajse të gjitha mediave të grupit ‘Conde Nast’.
“Jemi duke u rikthyer në “Vitet ’20” të reja i ka thënë Wintour për “Financial Times”, ndërsa ka përmendur radhët e kohëve të fundit para dyqaneve ‘Gucci’ e ‘Dior’ që sapo janë rihapur në Londër.
“Njerëzit janë mbyllur në shtëpi për shumë kohë dhe tani duan të dalin e të shpenzojnë. Duan të udhëtojnë. Duan të vishen” ka thënë ‘mbretëresha e modës’ në një intervistë të rrallë. Sipas saj, njerëzit do të duan që të shijojnë atë që ofron jeta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.