Pogradeci “ndriçon” 71 fshatra – Shpallet tenderi me fond 58 milionë lekë
Pogradeci ka shpallur një tender me fond 58.3 milionë lekë, për ndriçimin rrugor të zonës. Sipas të dhënave të projektit, ekzekutimi i planit do të shtrihet brenda një afati 3 vjeçar. Ndriçuesit LED do të vihen në funksion të 71 fshatrave të bashkisë.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 5 prill, ora 10:00.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.