Policia arrestohen funksionarët e shtetit – Korrupsion, falsifikim dokumentash dhe fshehje e të ardhurave!
Policia e Shtetit ka arrestuar dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave të Bashkisë Shkodër.
Shtetasit me iniciale G.N, 52 vjeç dhe I.D, 49 vjeç u ndaluan për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Nga operacioni “Akomoduesi 2”, Policia e Shtetit bën të ditur se po procedohet në gjendje të lirë Drejtuesi i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkine e Shkodrës, shtetasi B.GJ. 41 vjeç, për veprën penale “Shperdorim detyre”
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumentave kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër” shkruan Policia e Shtetit në njoftimin Zyrtar.
Në vijim të veprimeve Policia bën të ditur se u procedua pronari i hotelit në plazhin e Velipojës, shtetasi K.L, 27 vjeç, për veprën penale “Fshehje e të Ardhurave”.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P, Shkodër po zhvillon kontrolle në subjekte të ndryshme në kuadër të zbatimit të masave për Sezonin Turistik 2019.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, edhe më parë janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.
Jenida Vladi/ SCAN
Lexo edhe:
Korrupsioni dhe fshehja e të ardhurave – Policia arreston 2 inspektorë në Velipojë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.