Policia e Bosnjës nis hetimet mbi kryeministrin rajonal për importin e ventilatorëve me defekt!
Kryeministri i Federatës Autonome Boshnjake-Kroate të Bosnjës, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga policia në lidhje me importin nga një firmë përpunimi ventilatorësh për pacientët me COVID-19 që dëshmuan të kishin defekte, tha partia e tij SDA.
As policia dhe as prokuroria nuk mund të komentojnë më tej por thanë që më shumë informacione rreth çështjes do të dilnin më vonë. SDA tha që Novalic ishte mbajtur për t’u marrë në pyetje që nga e enjtja, së bashku me kolegun e tij Fahrudin Solak, zyrtarin përgjegjës për blerjen e pajisjeve për të luftuar COVID-19.
Media lokale raportoi se Fikret Hodzic, menaxheri i firmës që blinte ventilatorët, gjithashtu u mor në pyetje si pjesë e një hetimi penal në prokurim. Të tre burrat kanë mohuar çdo keqbërje dhe SDA vuri në dyshim besueshmërinë e hetimit për dyshime për korrupsion dhe mashtrim.
“Që në fillim, duke publikuar në mënyrë selektive dokumentacionin dhe provat e mbledhura, Prokuroria ka treguar se qëllimi i tyre i vetëm është që të diskreditojnë kryeministrin dhe ta përfshijnë atë në aferë me çdo kusht”, thanë ata.
Çështja lindi pasi pandemia e koronavirusit bëri që qeveria e Federatës të qetësonte statutet e prokurimeve publike për të lejuar blerjet e pajisjeve mjekësore përmes pazareve të drejtpërdrejta me furnitorët sesa përmes tenderit publik.
Firma e përpunimit të mjedrës, Srebrena Malina, e cila nuk kishte licencë për të importuar pajisje mjekësore u rekrutua nga autoriteti i mbrojtjes civile të Federatës (FUZC) për të blerë 100 ventilatorë nga Kina për 10.5 milion marka boshnjake (5,92 milion dollarë). Ajo mori një leje për transaksionin vetëm disa ditë pasi arritën 80 nga 100 ventilatorët, duke nxitur pretendimet për parregullsi dhe duke bërë që prokurori i shtetit të hapte hetimin.
Prokurorët po hetojnë se si dhe pse Srebrena Malina u zgjodh të bëjë marrëveshje kur disa firma të tjera me përvojë në prokurimin e pajisjeve mjekësore kishin thënë që ata mund të marrin makina efektive me një kosto më të ulët.
Raporti i tyre fillestar tregoi se ventilatorët “nuk i plotësuan as minimumin e karakteristikave të nevojshme për trajtimin adekuat” të pacientëve COVID-19 dhe se nuk ishte e këshillueshme që t’i përdorin ato në njësi të kujdesit intensiv. Solak u pezullua si kreu i FUCZ më herët në maj.(Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.