Policia e Londrës konfiskon Bitcoin me vlerë 667 000 USD nga hakeri kompjuterik
Policia e Londrës ka sekuestruar Bitcoin me vlerë 667 000 dollarë nga një haker kompjuterik. Ky është rasti i parë i këtij lloji për departamentin 188 vjeçar.
Detektivët e krimit konfiskuan Bitcoin nga Grant West, 26 vjeçari, i cili u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg. Ai sulmoi rreth 100 kompani në mbarë botën, kryesisht duke përdorur mashtrimet e e-mailit “phishing” për të marrë të dhënat financiare.
Sipas ‘Bloomberg’, West sapo merrte të dhënat, ai i shiste materialet në rrjete të errëta në internet dhe konvertonte fitimet e tij në Bitcoin.
Policia Metropolitane e Londrës zbuloi prova të sulmeve kibernetike në 17 firma të mëdha, duke përfshirë Sainsbury, Asda, Shoqërinë Kardiovaskulare britanike dhe shkëmbyesin finlandez të Bitcoin.
Zyrtarët gjetën gjithashtu edhe një kartë memorie që përmbante rreth 78 milionë emra dhe fjalëkalime personale të përdoruesve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.