Policia e Shtetit njofton: Nis sot përzgjedhja e 500 punonjësve të rinj. Ja si do të procedohet
Policia e Shtetit njofton se ka nisur sot testimi për përzgjedhjen e 500 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, për Patrullë të Përgjithshme.
Sipas njoftimit testimi me shkrim po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ndarë në 2 grupe, duke respektuar masat antiCovid.
Policia e Shtetit informon se korrigjimi do të bëhet me skuatron, në prani të vetë kandidatëve dhe ata që do të shpallen fitues në këtë fazë, do të vijojnë garën me testimin fizik e psikologjik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.