Policia: Kemi identifikuar ata që janë kthyer nga Italia. Telefonata ndërgjegjësimi
Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë shtetasit që kanë hyrë ditët e fundit në vend nga shtetet e prekura me COVID-19.
Policia bën të ditur nëpërmjet një njoftimi zyrtar se secili prej këtyre shtetasve po telefonohet, për t’ju rikujtuar përmbushjen e detyrimit, me vetëkarantimin për afatin 2 javor, të cilët, në rast të moszbatimit të këtij detyrimi, do të duhet të përballen me masa ligjore.
SCAN
Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetëkarantinohen për 2 javë.Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të përballen me masa ligjore.
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, March 14, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.