Policia kufitare e Kosovës në shënjestër me ‘granatë dhe AK47’, thonë autoritetet!

Dy automjete të policisë kufitare të Kosovës janë vënë nën zjarr në afërsi të kufirit verior të vendit me Serbinë, tha të premten Ministria e Brendshme e vendit. Makinat e patrullës ju zunë pritë dhe u goditën me një granatë dore dhe një pushkë sulmi AK-47 ndërsa ishin në rrugë për të ndryshuar ndërrimin e turnit në kufi, thuhet në një deklaratë. Raportohet se askush nuk është lënduar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media deklaroi se në tri ditët e fundit ka pasur katër sulme të ndara kundër forcave policore të Kosovës, të gjitha në veri të vendit, kryesisht të populluar nga minoriteti serb. Këto incidente në veri të vendit kanë për qëllim “të frikësojnë policinë dhe qytetarët në përgjithësi”, u tha ai gazetarëve.
Megjithatë, Sveçla tregoi se kjo nuk ishte e motivuar etnikisht, duke pretenduar se sulmet kanë shumë të ngjarë të kenë për qëllim të frikësojnë zbatimin e ligjit pasi shtoi përpjekjet e saj për të goditur kontrabandën e paligjshme, kryesisht të mallrave nga Serbia. Sveçla ka shfaqur edhe pamjet e dëmtimit të makinave të policisë gjatë konferencës për media. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se sulmet kanë ndodhur në mënyrë “sistematike”.
Tensionet vazhdojnë të ziejnë në veri të Kosovës, dy dekada pasi forcat serbe kryen një fushatë të spastrimit etnik në ish-krahinën e Serbisë që la më shumë se 12,000 njerëz të vdekur dhe shpërngulur pothuajse dy milionë shqiptarë etnikë. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.