Policia “pastron” nga çadrat Himarën e Durrësin! 5 procedime penale (VIDEO)
Policia e Shtetit njofton ecurinë e operacionit “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike. Forcat policore janë ndalur në Himarë ku kanë liruar 1 mijë metra katrorë plazh publik të zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe kanë sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë e çadra.
Po ashtu, janë proceduar penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.
Ndërkohë, në Durrës lirohen rreth 1 mijë metra katrorë plazh dhe janë sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra. Policia njofton se janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas, pronarë të subjekteve.
SCAN
Himarë-DurrësVijon operacioni "Plazh i lirë" për lirimin e plazheve publike.• Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme. • Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra.• Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës".• Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh.• Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra. • Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas , pronarë të subjekteve.Në vijim të planin të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore", Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur "Krorës" në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D. Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D.D. e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“. Operacioni vijon.
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, August 15, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.