Policia private – Përplasje e kompanive për treg, hapen 168 dosje

Kompanitë private të ruajtjes fizike apo shoqërimit të vlerave monetare edhe këtë vit kanë nxituar të dorëzojnë dosjet e tyre në Komisionin e Prokurimit Publik sa herë që sipas pretendimit kanë konstatuar padrejtësi.
Në total të dhënat nga janari deri në mars tregojnë për 168 procedura të ankimuara duke treguar qartë se lufta për treg mbetet e ashpër.
Për të dytin vit radhazi institucionet nxorën udhëzim të veçantë për mënyrën sesi do të procedohet në këto raste tenderimi por numrat flasin për një efekt të papërfillshëm.
Referuar tre muajve të fundit shohim se në janar kemi 32 procedura të ankimuara, në shkurt 80 dhe në mars 56 edhe pse tendenca duket se do të kemi një rekord të ri në muajin e tretë, duke qenë se ende jemi në dy javët e para.
Kompanitë e policisë private u vunë së fundmi në qendër të vëmendjes, çka nxori në pah edhe mangësitë në të cilën operojnë, sidomos për shoqërimin e vlerave monetare.
Nga ana tjetër një nisëm qeveritare ishte ajo për rritjen e pagës minimale për këtë kategori policësh, nivel që do të nisë nga 33 mijë lekë.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.