Policia Rrugore, 48 orësh me arrestime shoferësh dhe gjoba
Policia Rrugore e Qarkut Elbasan ka njoftuar se në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë janë kryer kontrolle në të gjitha akset urbane dhe rurale, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Sipas Policisë vetëm gjatë 48 orëve të fundit, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë 8 shtetas, janë pezulluar 15 leje drejtimi si dhe janë ndërmarrë 200 masa administrative.
Policia e Elbasanit bën me dije do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
ElbasanVijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.Kontrolle në të gjitha akset urbane dhe rurale, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.Kontrolle të pandërprera janë përqendruar ndaj automjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj personave që drejtojnë automjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kontrolle për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për shkelje të tjera, të cilat janë burim aksidenti.Gjatë 48 orëve të fundit, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë 8 shtetas dhe konkretisht:• E. K., 19 vjeç, banues në Elbasan; N. S., 46 vjeç, banues në Elbasan; D. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan; B. M., 62 vjeç, banues në Belsh dhe I. M., 58 vjeç, banues në fshatin Trojas, Belsh. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.• O. K., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe F. M., 22 vjeç, banues në fshatin Katund Ri, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. • A. B., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.Po si rezultat i kontrollit të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi për 48 orë, nga këto:6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;4 për shpejtësi tej normave të lejuara;5 për drejtim mjeti në sens të kundërt;Si edhe janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.Janë vendosur gjithsej 200 masa administrative nga këto:30 për mospërdorim të rripit të sigurimit;50 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;20 për parakalim të gabuar;100 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan on Friday, December 6, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.