Policia Rrugore ndryshon ‘fytyrë’ – Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano publikon emërimet e reja!
Policia e Shtetit njofton se me qëllim dhënien e një impulsi të ri në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka firmosur një sërë ndryshimesh në Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe.
Emra e rinj të emëruar ose të transferuar nga postet e mëparshme janë si më poshtë:
- Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.
- Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.
- Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat.
- Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.
- Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër.
- Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër.
- Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.