Policia Rrugore “shkund” Tiranën! Rreth 3 mijë shoferë penalizohen për shkeljet në kryeqytet! Probleme me alkoolin e parkimin
Policia Rrugore e Kryeqytetit ka njoftuar se gjatë javës, ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të pa pajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve etj.
Sipas njoftimit të policisë, në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:
- Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 në gjendje të dehur, 16 të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
- Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
- Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
- Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.
- Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
- Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
- Janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.
SCAN
TiranëRrugorët e kryeqytetit arrestojnë 37 drejtues mjetesh, gjatë javës.Policia Rrugore e Kryeqytetit, gjatë javës, ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve etj.Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:• Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.• Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.• Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.• Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.• Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.• Janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.# DrejtoMeKujdes# StopAlkoolitNëTimon# Respekto🚦
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, February 5, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.