Policia sekuestron 70.000 euro dhe automjetin me vlerë 100.000 euro, ndalohet shtetasi në Lushnjë
Policia e Shtetit ka sekuestruar 70.000 euro dhe një automjet me vlerë 100.000 euro, që dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier ushtruan kontroll në banesën e shtetasit me iniciale J.S, 39 vjeç, në Lushnjë, pas informacioneve se ky shtetas merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
J.S u ndalua për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.