Policia “shënjestron” Vlorën/ Në 2 javë, 1 milionë euro pasuri të sekuestruara
Policia e Shtetit ka vënë në sekuestro preventive disa pasuri në qytetin e Vlorës, të cilat arrijnë vlerën prej afro 543 452 euro.
Sekuestrimet e pasurisë, 2 apartamentet, automjeti Volkswagen si dhe 2 llogari bankare janë bërë ndaj shtetasit G.B, person i dyshuar nga policia për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në javën e parë të dhjetorit, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar DVP Vlorë vendosi sekuestro preventive ndaj një tjetër shtetasi, L.B, pasuri të cilat gjithashtu kalonin vlerën 500 000 euro.
Jenida Vladi/ SCAN
Lexo edhe:
Krimi ekonomik/ Sekuestrohen 500.000 euro pasuri- Apartamente, automjete dhe llogari bankare
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.