Politekniku, këtë vit 400 studentë më shumë! Shtohen kuotat në Teknologjinë e Informacionit, ulen tek Inxhinieria e Ndërtimit
Universiteti Politeknik do të presë vitin e ardhshëm akademik rreth 400 studentë më shumë se një vit më parë, vetëm në nivelin “bachelor”.
Gazeta “Panorama” shkruan se në total do të jenë 2049 kuota në të gjitha fakultetet të cilat kanë shtuar me 5-20 % më shumë kuota në krahasim me një vit më parë
“Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit i është përgjigjur kërkesave të tregut për të tillë profesionistë, duke e çuar numrin e kuotave nga 100 në 126 për tri degët që ofron. Ndonëse ka bashkuar dy degë, fakulteti i Gjeologji-Minierave gjithashtu ofron më shumë kuota bashkë me atë të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike të cilat mbeten në listën e degëve të kërkuara nga maturantët.
Ndryshe nga sa pritej, Fakulteti i Inxhinerisë së Ndërtimit ka pësuar ulje në numrin e kuotave, me konkretisht, dega e Inxhinierisë së Ndërtimit e cila nga 150 studentë që ka vitin e ardhshëm akademik do të pranojë 144 ndërsa Inxhinieria Hidroteknike dhe ajo e Mjedisit do të ketë 64 studentë nga 80 të pranuar një vit më parë. Risia e këtij viti është dega Arkitekturë-Dizajn që do të hapet për herë të parë këtë vit me 31 kuota të reja” shkruhet në artikull.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.