Politika po “djeg” investimet, Crawford: Investitorët të stepur nga destabiliteti
Situata e trazuar politike në vend po step investitorët e huaj të cilët kanë shfaqur interes për Shqipërinë. Alarmi është dhënë nga Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, sipas të cilit, destabiliteti ndikon negativisht në ekonomi dhe se investitorët e huaj vihen në “status” pritjeje.
Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë preku edhe ndryshimet e shpeshta fiskale në vend, sipas të cilit favorizojnë ndjeshëm rajonin.
Pak ditë më parë opozita zhvilloi një protestë masive përpara godinës së kryeministrisë, ndërsa pritet që të mos përfaqësojë më votuesit në Parlament, duke djegur mandatet.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.