Polonia akuzon Bashkimin Europian – Morawiecki: Sjellja me vendet anëtare është diskriminuese!
Kryeministri i Polonisë kritikoi ashpër Bashkimin Europian, duke thënë se Brukseli ka dështuar të trajtojë vendet anëtare në mënyrë të drejtë dhe të balancuar. Mateusz Morawiecki argumenton se Bashkimi Europian ka pasur një qasje diskriminuese në marrëdhëniet me vende të ndryshme, duke përmendur politikat fiskale dhe energjinë.
“Vendet anëtare trajtohe shumë ndryshe në situata të ngjashme, kështu që kemi të bëjmë me diskriminim. Një vend ka një deficit buxhetor prej 2.4%, ndërsa një tjetër kalon kufirin prej 3%, që është kriteri i Traktatit të Mastrihtit, dhe kështu vendet trajtohen ndryshe.
Kjo duhet t’i shpjegohet publikut, për shkak se miqtë e mi italian janë shumë të irrituar me këtë trajtim dhe njerëzit në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe vende të tjera kërkojnë shpjegime.” Brukseli i kërkoi Romës të ulë objektivin e deficitit buxhetor për 2019-ën, që ishte 2.4%. Paralelisht, Kryeministri i Francës tha në Dhjetor se Prisi ka gjasa të arrijë një deficit prej 3.2% në 2019. Komisioneri Pierre Moscovici tha muajin e kaluar se krahasimi i Francës e Italinë është i gabuar për shkak të situatave të ndryshme.
Borxhi i Italisë është shumë më i lartë se i Francës, ndërsa planet e defiçitit bënin kontrast me qeverinë e kaluar në Romë. Morawiecki kërkoi gjithashtu mirëkuptim nga Komisioni për varësinë e Polonisë në energji dhe përdorimin e qymyrit.
Ai i tha zyrtarëve se duhet të pranojnë historinë e Polonisë si një satelit të Bashkimit Sovjetik, ku nuk ka patur mundësi të zhvillojë sisteme moderne të energjisë. Polonia dhe BE janë përplasur prej vitesh për politika të Varshavës, si reformat e gjyqësorit, që sipas Brukselit rrezikojnë demokracinë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.