Popullsia drejt plakjes, numri i lindjeve vazhdon të bjerë
Numri i lindjeve në Bullgari po vazhdon të zvogëlohet me shpejtësi.
Sipas Sistemi Informativ të Lindjeve vetëm 57,175 foshnje kanë lindur në vitin 2017.
Është numri më i ulët që nga viti 1945 kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore.
Ajo tregon se problemi demografik i Bullgarisë është larg nga zgjidhja.
Në 2017, ishin 7,809 të sapolindur më pak se në 2016. Në Sofje, 15,262 foshnja kanë lindur në 2017 dhe në Plovdiv 6511.
Nga ana tjetër vetëm 1 fëmijë në ditë lindi në Vidin dhe Yambol, respektivisht 369 dhe 377 gjatë të gjithë vitit.
Ditët e sotme, gratë bullgare vendosin të bëhen me fëmijë në një moshë të madhe. Zakonisht janë më të vjetra se 30 vjeç kur lindin fëmijën e parë.
Gjithashtu popullsia bullgare po plaket gjithnjë e më shumë ndërsa numri i grave në moshë riprodhimi po zvogëlohet.
Kjo ka të bëjë me emigrimin ekonomik, midis aspekteve të tjera.
Në vitin 2001, numri i përgjithshëm i grave ishte rreth 4 milionë. Deri në vitin 2015, ishin vetëm 3.6 milionë. Ky numër pritet të bjerë më tej, në 3.5 milion në vitin 2020.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.