Porositë industriale në Gjermani – Bien kontratat për “Made in Germany” nga kërkesa e dobët brenda vendit
Porositë për produktet industriale gjermane janë ngadalësuar në muajin Shkurt prej kërkesës së dobët brenda vendit, megjithatë ministria e Ekonomisë deklaroi se pritet një përshpejtim më vonë gjatë vitit ndërkohë që ekonomia rifiton vrull.
Kontratat për mallrat “Made in Germany” u rritën me 0.3%, pas rënies me 3.5% në Janar, tregojnë të dhënat e zyrës Federale të Statistikave (destatis). Analistët projektonin një rritje me 1.5% të porosive industriale në Gjermani.
“Pavarësisht kërkesës së dobët deri më tani, porositë pritet të qëndrojnë në trend rritës. Ekonomia globale ndodhet në rimëkëmbje çka duhet të mbajë kërkesën për mallrat industriale gjermane në nivele të larta”, deklaroi ministria e Ekonomisë.
Megjithatë, shoqata e dhomave të tregtisë dhe industrisë deklaroi se përplasjet tregtare mes Kinës dhe SHBA mund të cënojnë ekonominë dhe ulur kërkesën për mallrat dhe shërbimet gjermane. Kërkesa brenda vendit ra me 1.4%, ndërsa kërkesa brenda vendeve të Eurozonës u rrit me 4.5%.
Klevis LLaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.