“Portë” doganore në Durrës – Reveli: Bizneset kosovare kursejnë kohë dhe para’
Pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit ka nisur normalisht funksionimin duke bërë që bizneset kosovare që përdorin Shqipërinë si tranzit për aktivitet tregtar, të kursejnë para’ dhe kohë në kryerjen e procedurave.
Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Armand Reveli, në një intervistë për SCAN shpjegon se është regjistruar lista e agjentëve doganorë që do të operojnë, të cilët kanë hapur edhe niptet përkatëse në bankat tregtare. Tashmë, përpunimi i deklaratave doganore dhe çdo procedurë tjetër kryhet online, duke shmangur burokracitë për bizneset nga Kosova.
Zyra doganore në portin e Durrësit është inauguruar pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se kjo pikë është hapi i parë i bashkimit të plotë të doganave mes dy vendeve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.