Porto Romano-Durrës – ARRSH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Porto Romano –Durrës punimet kanë përparuar pasi realizimi fizik ka arritur në masën 55% ndërsa veprat e artit në 80%.
Sipas njoftimit rrugët dytësore janë drejt përfundimit ndërsa aktualisht po vazhdon puna për sistemimet e skarpateve dhe betonimet e kanaleve në pjesën e autostradës.
ARRSH bën me dije se sipas grafikut të punimeve, ky projekt do të përfundojë para afatit të parashikuar në kontratë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.